Skip to main content
Book
Muzika tradicionale shqiptare: Hyrje (Albanian Edition)
Winthrop University Faculty Book Gallery
  • Spiro J Shetuni, Winthrop University
Description

SERIA: Fryt i një veprimtarie hulumtuese më tepër se 20-vjeçare, seria gjashtë-librore Muzika tradicionale shqiptare synon që të japë një pamje sa më të gjerë e sa më të thellë të aspekteve më kryesore, estetiko-sociale e strukturoro-formale, të universit muzikor tradicional shqiptar. Përmbajtja e saj është e ndërlikuar, komplekse, shumë-dimensionale, duke shqyrtuar një mori çështjesh, midis të cilave më kryesoret ndoshta do të mund të formuloheshin në këtë mënyrë: i) çështje të muzikës tradicionale shqiptare në përgjithësi, si: thelbi lëndoro-substancial, thelbi strukturoro-formal, thelbi nacional, thelbi estetik universal, etj.; ii) çështje të dialekteve kryesore të muzikës tradicionale shqiptare-dialektit muzikor geg, dialektit muzikor tosk, dialektit muzikor lab, dialektit muzikor qytetar--, si: tipare dalluese, mjete shprehëse, stile muzikore, zhanre muzikore, etj.; iii) çështje të bashkëveprimit midis muzikës tradicionale shqiptare dhe muzikës së popujve të tjerë, si: muzikës tradicionale të popullit grek, asaj të popullit arumun, muzikës profesioniste të popullit turk, etj.; iv) çështje të së ardhmes së muzikës tradicionale shqiptare, etj. LIBRI: Libri I, Muzika tradicionale shqiptare: Hyrje, bën objekt hulumtimi çështje themelore estetiko-sociale, midis të cilave përmendim: pamje etniko-demografike e Shqipërisë gjatë shekullit XX, dialekte muzikore të diasporës shqiptare, teoria dhe metodologjia e etnomuzikologjisë shqiptare, origjina e muzikës tradicionale shqiptare, roli estetiko-social i saj në shekuj, mënyra e ekzistencës, klasifikimi i përgjithshëm, njësia kulturoro-artistike nacionale, vështrim krahasues estetik në plan universal midis muzikës tradicionale dhe muzikës profesioniste, etj. Në shumë pikëpamje, Libri I mund të shërbejë dhe shërben si qerthull themelor estetiko-social për tërë serinë gjashtë-librore.

College
Ida Jane Dacus Library
ISBN
978-1432781972
Publication Date
12-22-2011
Publisher
Outskirts Press
Keywords
  • Gheg Musical Dialect,
  • Tosk Musical Dialect,
  • Lab Musical Dialect,
  • Urban Musical Dialect
Disciplines
Citation Information
Spiro J Shetuni. Muzika tradicionale shqiptare: Hyrje (Albanian Edition). Denver(2011)
Available at: http://works.bepress.com/spiro_shetuni/10/