Skip to main content
Article
Roli i parlamentit në procesin e anëtarësimit në BE, Kuvendi i Kosovës
SelectedWorks (2015)
  • Safet Beqiri, University of Tirana
Abstract

Abstrakti Ky artikull paraqet një kornizë përmbledhëse analitike e legjislativit si një degë e rëndësishme e pushtetit në procesin e anëtarësimit të shtetit në Bashkimin Evropian, me theks të veçantë rastin e Kuvendit të Kosovë. Ky punim analizon rolin e parlamentit në marrjen e vendimeve dhe politikave në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, i cili padyshim se paraqet peshën e tij si institucion i rëndësishëm për faktin se vendit i jep formë dhe drejtim të duhur si në anëtarësimin në institucione dhe organizata ndërkombëtare ndër-shtetërore dhe mbi-nacionale. Po ashtu dhe për faktin se parlamenti është e pushtetit ku legjitimiteti i tij buron drejtpërdrejtë nga qytetarët. Gjithashtu, studime të ndryshme kanë treguar se parlamenti ose pushteti legjislativ është institucioni më demokratik i një shteti dhe këtë fakt më së miri e shpjegon roli i parlamenteve kombëtare të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian me Traktatin e Lisbonës. Pra, roli i Kuvendit të Kosovë si institucion më demokratik dhe me legjitimitet të drejtpërdrejtë nga qytetarët e Kosovës duhet të forcohet edhe më shumë në ushtrimin e tre funksioneve kryesore kushtetuese, siç janë: funksioni i përfaqësimit (përfaqësim adekuat), ligjvënës (miratimi i legjislacionit të zbatueshëm) dhe zgjedhor (ose/apo mbikëqyrës). Kompetencat që parlamenti ka në ushtrimin e funksioneve të tij kushtetuese mundëson rritjen e rolit të tij në procesin e integrimit dhe të anëtarësimit në Bashkimin Evropian si një organizatë me karakter mbi-nacional.

Keywords
  • Roli i parlamentit,
  • procesi integrues,
  • procesi i anëtarësimi,
  • Bashkimi Evropian,
  • legjislativi,
  • Kuvendi i Kosovës,
  • sistemi parlamentar,
  • legjitimiteti.
Publication Date
Spring April 4, 2015
Publisher Statement
Ma. Sc. Safet Beqiri, PhD candidate University of Tirana
Citation Information
Safet Beqiri. "Roli i parlamentit në procesin e anëtarësimit në BE, Kuvendi i Kosovës" SelectedWorks Vol. 10 Iss. European integration (2015)
Available at: http://works.bepress.com/safet_beqiri/1/